Ora News - Kokaina, dëshmia e shoferit: Dërgova dhe dy kontenierë në Tiranë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dy të ndaluarit për 613 kilogram kokainë të sekuestruar në konteinerin me banane në Durrës kanë dhënë dëshmitë e tyre për ngjarjen.

Administratori i kompanisë Arbri Garden, e cila kishte porositur kontejnerin me banane ku u gjet kokaina ka theksuar se ai nuk kishte dijeni për lëndën narkotike.

Sipas Donald Lushaj është Arben Çekaj që bënte porosine e cila zgjaste për rreth 20 deri në mbërritjen në Shqipëri.

Ndryshe nga herët e tjera porosia e fundit është vonuar për shkak dhe të kontrollit në Livorno të Italisë. Por dhe drejtuesi i automjetit armando pezaku ka deklaruar se ai nuk ka dijeni për çfarë ka në kontenieri.

Deshmia: "Ditën që çova kontenierin në Maminas, dërgova dhe dy kotenier në Tiranë. As kisha dhe asnjëherë nuk kam dijeni se çfarë ka në kontenier. Kur më mori kompania në telefon isha në Tiranë pranë rrugës së Elbasanit dhe me kamion shkova në port. Kam 6 muaj që punoj si shofer. Shoferët e tjerë më të vjetër nuk preferonin të benin transport në magazinë për shkak të rrugës dhe une si më i riu nuk kundërshtoja.

Përsa i përket facebookut ai shprehet se nuk e ka hapur vetë

"Përsa i përket facebook ku është shkruar çoj miell partizanëve, atë ma ka hapur vëllai që para 6 vitesh dhe as merrem me facebook."

Ndërkohë Prokuroria per Krimet e Renda i ka dërguar leter porosi Prokurorise se Livornos për drogën e kapur në Portin e Durëesit. Hetuesit kërkojnë të njihen me praktiken e ndjekur për kontrollin e kontenierit, ne portin e Livornos pasi kanë dyshime mbi dokumentacionin që shoqëronte mallin

Për ngarkesën me 613 kg kokainë e cila ishte fshehur në dopio dysheme në kontenierin me banane e cila kishte mbërritur në portin e Durrësit më 19 shkurt është shpallur në kërkim pronari i "Arbri Garden", Arbër Çekaj, në magazinat e të cilës u kontrollua dhe zbulua ngarkesa me kokainë. Ndërsa janë arrestuar menaxheri dhe shoferi i kësaj kompanie.

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi me 2 mars që shoferi Armando Pezaku dhe menaxheri Donald Lushaj do të qëndrojnë në burg deri në përfundim të hetimit. Sot ndaj këtij vendimi është apeluar.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/deshmia-e-shoferit-diten-qe-cova-kontenierin-ne-maminas-dergova-dhe-dy-konteniere-ne-tirane