Ora News - Trafik klandestinësh me “Whatsapp”, arrestohen dy shqiptarë dhe dy të huaj në Tiranë

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Policia ka vënë në pranga dy shtetas shqiptarë dhe dy të huaj pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë krijuar skemë trafikimi klandestinësh nga Greqia drejt Malit të Zi. E gjithë skema është zbuluar në telefonat celularë, ndërsa strehimin e emigrantëve e bënin në zonën e Laprakës në kryeqytet.

Dy shtetas shqiptarë dhe dy të huaj janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi kishin krijuar një skemë për trafikimin e klandestinëve me kombësi nga Lindja e Mesme drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, katër të rinjtë dyshohet se kundrejt shpërblimit monetar, bënin transportimin e emigrantëve klandestinë të kombësisë siriane ose kombësive të tjera.

E gjithë skema dhe koordinimi bëhej nëpërmjet aplikacioneve Whatsapp dhe Messenger, ku dy shqiptarët koordinoheshin me një maroken dhe një sirian për gjetjen e personave që do trafikoheshin.

Ata zgjidhnin emigrantë me kombësi marokene, afgane dhe irakene, të cilët pasi i kalonin nga kufiri i gjelbër në drejtim të Korçës i transportonin drejt Tiranës.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/trafik-klandestinesh-me-whatsapp-arrestohen-dy-shqiptare-dhe-dy-te-huaj-ne-tirane

Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/Bi19K5YZNWE

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv