RTV Ora - Dy grabitje në Tiranë dhe Korçë, kambistit i marrin çantën me 60 mijë euro

  • 5 years ago
#rtvora

Dita e premte, 29 mars 2019 ka nisur me dy grabitje të pikave të këmbimit valutor në Tiranë dhe Korçë.

Grabitja ne Tirane- Në kryeqytet dy persona kanë qëlluar me levë në kokë një kambist dhe më pas i kanë marrë çantën me 60 mijë dollarë. 50 vjeçari ka pësuar lëndime në kokë, ndërsa autorët janë larguar me shpejtësi, nga ku janë pikasur dhe nga efektivët. Ngjarja u shënua rreth orës 09:12 minuta në rrugën e "Barrikadave" në Tiranë.

Kambisti u grabit sapo po dilte nga biznesi i tij.

Si ndodhi? - Agresorët e kanë ndjekur 50-vjeçarin, Agron Shima që nga momenti që ka dalë nga biznesi i tij pranë sheshit, ?ushtari i panjohur?, dhe e kanë ndaluar pranë semaforit të rrugës së barrikadave. Autorët dhe lëviznin me një motor tip piago pa targa, ndërkohë që ishin të maskuar dhe me doreza.

"Shtetasi A. Sh., rreth 50 vjeç (pronar i një pike këmbimi valutor) ka qënë duke lëvizur me motorr ndërkohë që është goditur me mjete të forta nga dy persona duke i marrë një sasi lekësh." Informon policia e Tiranës.




Grabitja ne Korce- Grabitja e dytë është regjistruar në qytetin e Korçës ku autori nën kërcënimin e një mjeti të mprehtë, ka marrë një sasi lekësh pranë një pike transferte parash. Edhe në këtë rast autori ka qenë i maskuar. sipas burimeve mësohet se shuma e grabitur është 2500 euro dhe 100 mijë lekë.

Në pamje e siguruara nga TV Ora shihet një person i veshur me të zeza dhe i maskuar me kapuç . Në dorë mbante një thikë me të cilën ka kërcënuar punonjësin duke i marrë një shumë të konsiderueshme parash. Siç duket edhe në pamje autori futet në ambientet e pikës së këmbimit i qete kjo për të mos u spikatur nga kalimtarët.

Dyshohet se autori ka qenë i shoqëruar edhe me persona të tjerë të cilët ruanin dhe vezhgonin ambientin jashtë.

"Edhe autorët kanë qenë me motor dhe kanë goditur pronarin me levë. Flitet se shuma e grabitur arrin në 60 mijë dollarë" informon gazetari i RTV Ora, Besar Bajraktaraj .

Ndërkohë policia nuk ka dhënë ende sa është shuma e grabitur.

Pronari i këmbimit valutor ka plagë por nuk janë të rënda.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/tirane-hyjne-te-grabisin-piken-e-kembimit-valutor

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended