Ora News - Durrës: Shpërndarësi i picave u godit nga dy makina, zbardhet dëshmia e shoferëvev

  • 5 years ago
#rtvora #oranews

I riu që u gjet i vdekur mbrëmjen e së shtunës, 26 tetor 2019, pranë Urës së Dajlanit në Durrës, u përplas nga dy mjete njëri pas tjetrit ndërsa po lëvizte me motor.

Viktima 25 vjec, punonte si shpërndarës picash, dhe u godit fillimisht nga një autobus në autostradën ?Tiranë-Durrës?, tek mbikalimi i këmbësorëve në Shkozet.

Motori i tij mbeti i bllokuar nën autobus, por trupin e të riut e mori zvarrë kjo makinë tip ?Fiat Dukato? për disa dhjetra metra derisa e lëshoi pranë urës.

Pamjet e kamerave të sigurisë fillimisht ngritën dyshime për një vrasje, por policia e Durrësit arriti të sqarojë dinamikën e aksidentit horror dhe e rrëzoi këtë pistë.

Pas veprimeve në vendngjarje, blutë arrestuan drejtuesin e autobusit dhe të furgonit që përplasën njëri pas tjetrit 25 vjecarin.

Autobusin sipas Policisë e drejtontre një 54 vjecar nga Tirana ndërsa makinën tjetër një 49 vjecar nga Kruja.

"Arrestimi i F. T., 54 vjeç, banues në Tiranë dhe P. T., 49 vjeç, banues në Krujë u bë për shkak se në autostradën ?Tiranë-Durrës?, tek mbikalimi i këmbësorëve në Shkozet, mjeti tip ?Fiat Dukato? që drejtohej nga shtetasi F. T., dhe mjeti autobuz tip ?Skania? që drejtohet nga shtetasi P. T., janë përplasur me motorin tip ?Dajang?, me drejtues shtetasin R. B., 25 vjeç, banues në Durrës, i cili ka ndërruar jetë" informoi policia e Durrësit.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/aksidenti-i-rende-ne-durres-arrestohet-shoferi-i-autobusit-dhe-i-fiatit

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended