Ora News - Dy të vdekur nga moti, era rrëmben dy barinjtë në Pukë dhe i hedh në greminë

  • 5 years ago
#oranews

Moti i keq që ka përfshirë vendin me temperatura të ulëta dhe erë shumë të fortë ka shënuar 2 viktima.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Buzhalë të Pukës, ku dy të rinj, Taulant Pjetri dhe Kristaq Maka, i ka marrë era dhe i ka hedhur në greminë.

Si pasojë e lartësisë së madhe, ata kanë humbur jetën.

Kanë qenë familjarët që kanë njoftuar policinë për ngjarjen ndërsa mësohet se të rinjtë ishin shokë me njëri-tjetrin ndërsa ishin në mal me bagëtitë e tyre.

"Më datë 23.02.2019, rreth orës 14:00, nga familjarët janë gjetur të pa jetë në greminë shtetasit T. P. 20 vjeç dhe K. M. 24 vjeç, banues në fshatin Buzhalë. Nga veprimet paraprake dyshohet të jenë rrëzuar në vendin e quajtur Maja e Pikave në kufi me Komanin, të cilët prej dy ditesh kishin dalë për të gjetur bagëtitë në mal" njofton policia

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e rendit si dhe specialistë të ndërhyrjeve në raste të vështira por për shkak të erës së fortë gjetja e viktimave është tepër e vështirë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/moti-i-keq-dy-barinj-gjenden-te-vdekur-ne-puke
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended