Report Tv - Furtunë nga era e dëbora, gjenden të vdekur në greminë dy të rinj në Pukë

  • 5 years ago
Dy të rinj janë gjetur të pajetë në zonën e Buzhalës, të njësisë administrative Qelez. Report Tv mëson se viktimat janë Taulant Pjetri 20-vjeç dhe Kristaq Maka 24-vjeç. Ata janë gjetur pa jetë në greminë rreth orës 14:00 të ditës së sotme nga familjarët në fshatin Buzhalë.

Sipas policisë prej dy ditësh të rinjtë kishin dalë për të gjetur bagëtitë në mal, që u kishin humbur. Si pasojë e motit të keq, Makën dhe Pjetrin i ka marrë era, ndërsa kanë përfunduar në humnerë duke humbur jetën në vendin e quajtur Maja e Pikave në kufi me Komanin.

Recommended