Ora News - Përplasen makinat në Fier, plagosen dy të rinj
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Dy të rinj mbetën të plagosur në një aksident rrugor mbrëmjen e të hënës në Fier.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Ramiz Aranitasi" të qytetit.

Mësohet se një automjet tip "Volkswagen" është përplasur me një tjetër makinë tip "Golf 5".

Përplasja ka qenë e fortë dhe një nga makinat ka dalë në trotuar dhe është përplasur në qepenin e një dyqani.

Të plagosurit janë transportuar në spital për marrjen e ndihmës mjekësore.

Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia e lartë me të cilën po udhëtonte njëra nga makinat dhe prerja e rrugës nga mjeti "Golf 5".

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/perplasen-makinat-ne-fier-plagosen-dy-te-rinj

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended