Report TV - Aksident tragjik në Pukë/ Përmbyset vinçi, një i vdekur dhe një i plagosur
  • 6 years ago
Një aksident tragjik është regjistruar pak minuta më parë në aksin Pukë-Shkodër. Një kamion vinç ka dalë nga rruga dhe për pasojë është përmbysur, duke shkaktuar vdekjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri.

Viktima është identifikuar si Fredi Fishta, ndërsa i plagosur ka mbetur shtetasi Gent Ndoci.Informacion Paraprak

Me datë 11.08.208 në orën 12:30, jemi njoftuar se në vendin e quajtur fshati Gomsiqe, Pukë një mjet tip kamion vinç, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga, ku si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit A. F. 56 vjeç banues në lagjen ?Ndoc Mazi? Shkodër.

Gjithashtu në mjet ka qënë edhe shtetasi G. N. 23 vjeç, i cili është dëmtuar dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po kryhen veprimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Recommended