Përmbyset vinçi, një i vdekur e një i plagosur - News, Lajme - Vizion Plus
  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Një tjetër aksident tragjik ndodhi ketë te shtune ne aksin rrugore Puke-Shkodër. Rreth orës 12.30 minuta pranë fshatit Gomsiqe nje vinç doli nga rruga dhe u përmbys.



Mjeti zuri poshtë 56-vjecarin Fredi Fishta qe ishte edhe drejtuesi i vinçit, ndërkohe qe personi i cili udhëtonte se bashku me te mbeti i plagosur.




Burime nga policia bëjnë me dije se pas përmbysjes, vinçi e zuri poshtë 56-vjecarin dhe nuk mundi te dale dot. Megjithëse iu dha ndihma, ai ndërroi jete ne vendin e ngjarjes per shkak te plagëve te renda.



Shkaku i daljes se mjetit nga rruga nuk është përcaktuar ende, por sipas policisë dyshohet se vinçit i është dëmtuar sistemi i frenave, çka ka sjelle edhe aksidentin fatal.



Ndërkohë, pasagjeri, Gent Ndoci ka mundur të dalë nga mjeti. Ai është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, pasi ka marre vetëm plage te lehta.
Recommended