Aksident tragjik në tapizë, 1 i vdekur dhe 6 të plagosur - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një përplasje tragjike mes tre mjeteve ka shkaktuar një bilanc të rëndë në aksin rrugor Tiranë-Fushë Krujë.Aksidenti i rëndë rreth orës 17:30, në Tapizë, ku janë përplasur mjeti tip ?Benz? me një mjet tip ?Volkswagen? dhe një autobus ka lënë të vdekur një person ndërsa 6 të tjerë janë plagosur.Viktima është shtetasi F.Xh.,59 vjeç drejtues I makinës tip ?Volkswagen? .Po si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dhe 6 pasagjerë të tjerë që udhëtonin në makinat e përfshira në aksident dhe autobuzin e udhëtarëve që po shkonte në Shkodër.Të plagosurit janë dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.Ndërkohë grupi hetimor po punon zbardhjen e shkakut të aksidentit.Një aksident automobilistik ka ndodhur në qytetin e Patosit, pranë stadiumit ?Alush Noga?. Mësohet se një automjet tip Mercedes Benz i cili drejtohej nga një grua, dhe kishte si pasagjere dy gra të tjera dhe një fëmijë 2 vjec, për të shmangur përplasjen me një makinë tip Seat, ka dalë nga rruga duke përfunduar në një parkim aty pranë, ndërsa automjeti tip Seat është përplasur me murin rrethues të stadiumit.Si pasojë e aksidentit kanë pësuar tronditje tre femrat dhe fëmija dy vjec që udhëtonte me to dhe lëndime të lehta ka pasur edhe drejtuesi i automjetit tip Seat.Mësohet se tifozët, të cilët ishin duke ndjekur ndeshjen Albpetrol- Memaliaj, kanë dalë nga stadiumi për tu dhënë ndihmë e parë të lënduarve. Edhe pse përplasja nuk ka qenë e fortë, tre gratë dhe fëmija i mitur janë shoqëruar drejt Spitalit Rajonal Fier për ekzaminime.Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur unifromat blut, të cilat po punojnë për të gjetur edhe shkaqet e aksidentit.

Recommended