Ora News - Debitorë, bashkia e Durrësit nis bllokimin e plazheve private

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu
Bashkia e Durrësit ka nisur aksionin për bllokimin e plazheve që nuk kanë paguar detyrimet financiare dhe që nuk kanë respektuar ligjin për ngritjen e vendvrojtimeve.
Aksioni i drejtuar nga Departamenti i tatim-taksave në bashkëpunim me policinë bashkiake është zhvilluar mëngjesin e sotëm nga Përroi i Agait në drejtim të Urës së Dajlanit, vijë bregdetare që menaxhohet nga bashkia e Durrësit.
Drejtori i tatim-taksave në Bashki, Abdyl Koka, ka deklaruar se afro 30 subjekte nuk kanë paguar detyrimet dhe për këtë arsye është vendosur sekuestrimi i shezlloneve.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/debitore-bashkia-e-durresit-nis-bllokimin-e-plazheve-private/