Skadon marrëveshja me Sharrën, bashkia e Durrësit kërkon të hedhë mbeturinat te Gjiri i Lalzit

  • 4 years ago
DURRËS- Pas mbylljes së landfillit në Porto Romano dhe skadimit të marrëveshjes me Sharrën, Gjiri i Lalzit është parë si një mundësi për depozitimin e mbeturinave, por një gjë e tillë ka hasur rezistencën e banorëve. Sipas banorëve kjo është një zonë turistike, që do i dëmtonte shumë. Ditën e sotme disa punonjës të ndërmarrjes së pastrim gjelbërimit kanë shkuar për të parë një shesh depozitimi, por ka qenë i hershëm reagimi i banorëve të lagjes të cilët e kanë kundërshtuar, për pasojë kanë shkuar edhe forca policie për të parandaluar një përshkallëzim të situatës.

Në video që Report Tv sjell, dëgjohet teksa një nga punonjësit shprehet se "patjetër që për këtë çështje do të merret edhe pëlqimi i banorëve", por këta të fundit shprehen skeptik. Sipas tyre, kjo është një zonë turistike, që do i dëmtonte shumë.

Recommended