Fiks Fare/ Gjiri i Lalzit/ 'Male' me plehra në pikun e sezonit

  • 4 years ago
Njësia Administrative e Ishmit në dilem me 'malet' e plehrave që prej dy muajsh janë grumbulluar ku të munden. Disa banorë u ankuan në Fiks Fare ku midis tyre edhe një çift amerikan, pasi prej muajsh në fshatin e tyre vetëm 10 km larg Gjirit të Lalzit nuk hiqeshin plehrat. Banorët ngritën zërin se përveç pandemisë edhe masivet me plehra nuk po i lënë të qetë. Në shtëpitë e tyre nuk rihet nga era kundërmuese që shkaktojnë ato, duke i shtuar këtu edhe faktorin mot me temperatura të larta. Shqetësim për ta është edhe diegia e tyre.

Vetë administratori i njësisë Ishëm u shpreh për Fiks Fare se mbledhja e plehrave tashmë ka kaluar në përgjegjësi të Bashkisë Durrës , pas ndërprerjes së kontratës me firmën që kishte fituar tenderin për pastrimin e tyre. Por bashkia nuk ka aq mjete sa të mbulojë gjthë zonat ndaj është krijuar edhe kjo situatë. Gjithshtu pengesë është bërë edhe rruga e gjatë për t'i grumbulluar në landfillin e Sharrës, pas mbylljes së Porto Romanos.

Fiks fare është nje program i gazetarisë investigative i cili transmetohet per publikun e gjerë nga e hëna në të premte në orën 20:10 në Top Channel.Një emision kritik dhe problemor, i cili nëpërmjet humorit dhe satirës denoncon dukuri negative të jetës sonë si korrupsioni, vjedhjet, shkeljen e ligjeve nga ana e zyrtarëve, shkeljen e të drejtave të njeriut etj."Fiks Fare" nisi transmetimin në 19 dhjetor 2002. është i pari emision me thyerje tabuje në praktikën gazetareske."Fiks Fare" u krijua si një domosdoshmëri e mungesës së emisioneve të këtij lloji në mediat tona, për të kontribuar sadopak në zgjedhjen e halleve dhe problemeve që përballon vendi në ketë tranzicion të gjatë. "Fiks fare" ka ngritur dhe realizuar probleme të mëdha, të cilat kanë ndikuar jo vetëm në opinionin publik shqiptar, por edhe në sektore të caktuar, duke I vënë në lëvizje dhe duke dhënë zgjidhje."Fiks fare" sot funksionon si një institucion ku njerëzit denoncojnë të gjitha padrejtesitë që u bëhen dhe ku rrefejnë problemet e tyre.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#FiksFare#TopChannel

Recommended