Fiks Fare/ 118 punonjësit e një fasonerie përfitojnë pagën e luftës, pas denoncimit në Fiks Fare

  • 4 years ago
Fiks Fare trajtoi problematikën e ngritur nga 118 punonjës të fasonerisë Lorenco Shpk, Korçë. Ata kishin humbur të drejtën e pagës së luftës, pasi ekonomisti i subjektit kishte aplikuar 4 ditë me vonesë. Afati i fundit sipas VKM-së ishte data 10 prill, dhe aplikimi nga ana e tij është bërë me 14 Prill, ndërkohë që shkëputjen e punëtorëve nga puna dhe sigurimet i kishte bërë me datë 10. Kryeministri në media deklaroi që do të shqyrtohen edhe këto raste. Sot punonjësit e kësaj fasonerie falenderojnë Fiks Fare për trajtimin e rastit të tyre, pasi kanë përfituar atë që u takonte, pagën e luftës.

Fiks fare është nje program i gazetarisë investigative i cili transmetohet per publikun e gjerë nga e hëna në të premte në orën 20:10 në Top Channel.Një emision kritik dhe problemor, i cili nëpërmjet humorit dhe satirës denoncon dukuri negative të jetës sonë si korrupsioni, vjedhjet, shkeljen e ligjeve nga ana e zyrtarëve, shkeljen e të drejtave të njeriut etj."Fiks Fare" nisi transmetimin në 19 dhjetor 2002. është i pari emision me thyerje tabuje në praktikën gazetareske."Fiks Fare" u krijua si një domosdoshmëri e mungesës së emisioneve të këtij lloji në mediat tona, për të kontribuar sadopak në zgjedhjen e halleve dhe problemeve që përballon vendi në ketë tranzicion të gjatë. "Fiks fare" ka ngritur dhe realizuar probleme të mëdha, të cilat kanë ndikuar jo vetëm në opinionin publik shqiptar, por edhe në sektore të caktuar, duke I vënë në lëvizje dhe duke dhënë zgjidhje."Fiks fare" sot funksionon si një institucion ku njerëzit denoncojnë të gjitha padrejtesitë që u bëhen dhe ku rrefejnë problemet e tyre.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#FiksFare#TopChannel

Recommended