RTV Ora - Gjiri i Lalzit me nënstacion të ri elektrik

  • 5 years ago
#rtvora
Me nisjen e sezonit të ri turistik Gjiri i Lalzit do të ketë nënstacionin e ri elektrik. Ky është një investim prej afro 10 milionë euro dhe do të garantojë furnizimin me energji për të gjithë pjesën e bregdetit.

Kryeministri Edi Rama vizitoi nënstacionin i shoqëruar nga drejtori i Operatorit të Shprëndarjes Ardian Çela.

?Duke pasur parasysh zhvillimin në këtë zonë, kemi nisur me nënstacionin që është 460 milionë lekë (të reja), investim i OSHEE-së. OST-ja do vijë me linjën e tensionit të lartë 110 kë. Nga ky moment, ne kemi nisur 3 fiderat e parë. Janë 8 fidera të tjera që do mbulohet kjo zonë, Maminas, Sallmone, Hamallaj, Gjiri i Lalzit, Ishëm, Kepi i Rodonit. Mbulon për vitet e ardhshme të gjithë zhvillimin turistik të kësaj zone. Është një investim që shkon në 10 milionë euro. Sezonin e ardhshëm turistik kjo zonë nuk ka më problematikë? u shpreh Çela.

Kryeministri Rama u shpreh se rritja turistike e zonës, ku vetëm para pak ditësh u firmos një kontratë për 2 hotele me 5 yje, e bënte të domosdoshme një investim të tillë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/gjiri-i-lalzit-me-nenstacion-te-ri-elektrik

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended