Report TV -Jugu s'është gati për hapjen e plazheve! 2000 goma brenda detit të Sarandës, nis pastrimi

  • 4 years ago
Edhe pse jemi në mesin e muajit qershor, plazhet në qytetin e Sarandës duken të boshatisura. Pandemia e COVID-19 dhe bllokimi i kufijve nga vendet e Bashkimit Europian, ka ndikuar që në Sarandë të mos ndihet gjallëria e çdo vere, ku qyteti frekuentohej nga pushues vendas dhe të huaj. Në një pjesë të Bulevardit vijojnë punimet, që do ta mbajnë këtë Bulevard por edhe Plazhin kryesor të qytetit të bllokuar. Plazhet nuk kanë filluar të frekuentohen as nga qytetarët sarandjotë për shkak të ndotjes së akumuluar në këto plazhe ndër vite.

Aktivistët e Nismës ?Dhuro 1 Lule?, pas aksionit të tyre të mbjelljes në qytet të më shumë se 750 pemë, duke parë këtë problematikë me plazhet e qytetit, janë angazhuar për pastrimin e nëndetit, ku në brendësi të tij, përveç të mbetjeve plastike dhe kanaçeve, kanë evidentuar edhe rreth 2000 goma.

Recommended