Ora News – Rojet bregdetare, bashkia e Durrësit u lë afat 1 gushtin plazheve private

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Bashkia e Durrësit u ka dhënë ultimatum te gjitha subjekteve që menaxhojnë plazhet të ngrenë sistemin e sigurisë brenda datës 1 gusht, në të kundert do tu bllokohet aktiviteti.

Pas ngjarjeve të rënda të pushuesve që kanë humbur jetën në det, Bashkia ka urdhëruar subjektet private që menaxhojnë hapësirat e plazheve të vendosin kulla vrojtimi dhe t?i pajisin ato me roje, duke kërcënuar që në rast të mosmarrjes së masave do t'u hiqet licenca.

Ndonëse me vonesë, me urdhër të kryebashkiakut Dako, inspektorë të policisë bashkiake dhe drejtues të tatimeve pranë këtij institucion kanë zbritur në terren për të verifikuar kushtet e sigurisë përgjatë vijës bregdetare.

Drejtori i Tatimeve pranë bashkisë, Avdyl Koka thotë se situata do të monitorohet dhe do të ndëshkohen subjektet që nuk plotësojnë kushtet deri më 1 gusht.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rojet-bregdetare-bashkia-e-durresit-u-le-afat-1-gushtin-plazheve-private/

Recommended