RTV Ora - Nis puna në maj për thellimin e Portit të Durrësit
  • 5 years ago
#rtvora
Thellimi i basenit të Portit Durrës, një ndërhyrje e cilësuar emergjente do të nisë brenda muajit Maj.

Drejtori i ekzekutiv i Autoritetit Portual, Agron Tare thotë se pas përfundimit të procesit të tenderimit gjithçka është gati për nisjen e punës.

Punimet parashikohet që të përfundojnë brenda vitit, duke mundësuar kështu ankorimin dhe përpunimin e anijeve me tonazh të rëndë në portin më të madh në vend

Agron Tare: "Thellimi i basenit dhe i kanalit të hyrjes në Portin e Durrësit është jetik për ekonominë shqiptare pasi rrit kapacitetet përpunuese, do vijnë anije me ngarkesa 20 mijë ton dhe konkurrojmë portet në rajon. Edhe porti i Durrësit hyn realisht kompetitiv në tregun e transportit detar."

Kërkesa për thellimin e Portit të Durrësit ka kohë që bëhet edhe nga grupet e biznesit e lidhur me eksportuesit të cilët përdorin këtë port për të dërguar jashtë Shqipërisë produktet e tyre siç janë bizneset e çimentos apo metaleve.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/nis-puna-ne-maj-thellimin-e-portit-te-durresit
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended