Sezoni turistik/ Nis rregullimi i hapësirave të plazheve, miratohet rregullorja me 18 pika

  • 5 years ago
Shqipëria po përgatitet të presë një numër të madh turistësh këtë sezon turistik. Pritshmëritë për këtë vit janë të mëdha, ndërkohë institucionet përkatëse, kanë filluar të marrin dhe masat për të mirëpritur turistët.

Masa e parë është marrë për turizmin në bregdet, duke qenë se gjatë muajve të verës, bregdeti shqiptar është destinacioni i preferuar për mijëra turistë shqiptarë dhe të huaj. Qeveria ka miratuar një rregullore të re për plazhet private. Rregullorja përmban 18 pika dhe parashikon që operatorët të cilët lidhin kontrata me bashkitë për të marrë me qira një hapësirë në plazh për një afat nga 1 deri në 5 vite, duhet të respektojnë disa kritere.

?Ndarja e hapësirave të plazhit përmes kontratave të lidhura që në fund të Marsit, është një risi e kësaj VKM-je e miratuar nga Këshilli i Ministrave, sikundër është risi dhe vendosja e qartë e detyrave që duhet të ketë një operator privat në menaxhimin e një stacioni plazhi. Duhet ti garantojë cilësinë pushuesit, sigurinë e plazheve, kullën e vrojtimit, sinjalistikën bregdetare e përcaktuar qartë. Në rast të kundër nëse vërtetohen se operatori privat nuk ka siguruar të gjitha ato që janë përcaktuar tashmë në vendimin e Këshillit të Ministrave, do bëhet shkak për prishjen e kontratave dhe ti kalohet menaxhimi pushtetit vendor?, tha Rovena Moçka, drejtore e në Ministrinë e Turizmit.

Saranda pret që përgjatë këtij viti të ketë një rritje akoma më të madhe të fluksit turistik. Janë operatorët turistikë ata që edhe pse përgjatë muajve të dimrit, puna e tyre ka vijuar me lidhjen e kontratave me operatorë dhe agjenci turistike ndërkombëtare. Nga informacione të siguruara nga agjencitë turistike, numri i prenotimeve online në hotelet e Sarandës dhe Ksamilit për këtë sezon turistik është shumë më i lartë se viti i kaluar.

Ndërsa Bashkia Durrës ka nisur punën ditë më parë për të pritur sezonin e ri turistik. Në plazhin e Shkëmbit të Kavajës i cili shtrihet nga derdhja e përroit në plepa deri në kufizimin me Golemin,rrugët janë asfaltuar. Ndërkohë po në këtë plazh po ndërtohet shëtitorja 1,5 km e gjatë në buzë të rërës së plazhit në bashkëpunim me subjektet private.

?Pushteti vendor duhet ta kontraktojë hapësirën bregdetare që ka në dispozicion për pushuesit deri në 31 Mars, të vitit respektiv dhe duke i dhënë në këtë mënyrë kohën vetes, operatorëve privatë, dhe gjithë institucioneve që janë pjesë e task forcës të menaxhimit të turizmit si sektor, të identifikohen dhe të merren të gjitha masat për të pritur turistët e shumtë?, tha Moçka.

Recommended