Report TV -Shifra alarmante/ 69 raste të reja me COVID-19 në 24 orë! Mbyllet Bashkia e Durrësit!

  • 4 years ago
TIRANË- Numri i të prekurve me COVID-19 në 24 orë në Shqipëri po merr përmasa alarmante. Ditën e sotme janë konfirmuar pozitiv me koronavirus 69 persona, duke bërë që nga dita në ditë, të thyet rekordi i vendosur.

Shefja e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në ISHP, Eugena Tomini konfirmon se kjo rritje të numrit të të prekurve ka ardhur si pasojë e uljes së vigjilencës dhe moszbatimin e rregullave të përcaktuara mjekët, e ndërsa thekson se javëve të fundit janë konfirmuar shumë raste edhe në biznese, për këtë u bën thirrje që të respektojnë protokollet e sigurisë. Edhe pse këto shifra vendi ynë nuk i ka pasur as në kulmin e pandemisë, për Tominin, kjo nuk është për t'u shqetësuar, pasi koha e ekzpozimit të qytetarëve është shumë herë më e lartë se gjatë ditëve të karantinës.