Ora News - Situatë alarmante: 2 viktima dhe 72 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri u shënuan dy viktima të tjera si pasojë e koronavirusit duke e çuar në 55 numrin total.

Ndërsa numri i rasteve është rritur me 72 duke e çuar numrin total të të infektuarve në 2,402.

Aktualisht numri i pacientëve të shtruar në spital është 81 ndërsa 12 janë në terapi intensive.

Të shëruar - Në 24 orët e fundit janë shëruar 38 qytetarë, duke e çuar në 1384 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Viktima - Dy qytetarë e kanë humbur betejën me Covid19 në 24 orët e fundit. Një 70 vjeçar nga Shkodra dhe një 54 vjeçar nga Tirana, të konfirmuar me Covid19, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, kanë ndërruar jetë në spitalin infektiv, megjithë kujdesin e mjekëve dhe terapinë intensive.

Të shtruar - Vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 77 pacientë, 15 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/situate-alarmante-2-viktima-dhe-72-raste-te-reja-me-covid-19-ne-24-oret-e-fundit

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended