Ora News - Covid-19, 3 viktima dhe 124 raste të reja në 24 orët e fundit

  • 4 years ago
#rtvora #rtvoranews

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur përditësimin e të dhënave lidhur me Covid-19 për 24 orët e fundit.

Informohet se, 3 persona ka humbur jetën duke e çuar në 373 numrin total të viktimave nga nisja e pandemisë.

Raportohet për një 71 vjeçar nga Divjaka, një 79 vjeçar nga Korça, një 83 vjeçar nga Gramshi, sipas Ministrisë, që të tre me sëmundje bashkëshoqëruese.

Sa i përket infektimeve të reja, MSH bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë 124 qytetarë nga 808 teste të kryera, raporton OraNews.

Aktualisht në spitalet Covid, atë Infektiv dhe ?Shefqet Ndroqi? po trajtohen 178 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Lajmi i mirë është fakti se 70 qytetarë e kanë fituar betejën me Covid-19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve të 24 orëve të fundit:

57 të prekur në Tiranë, 14 në Elbasan, 10 të prekur në Krujë, 8 në Fier, 4 të prekur në Korçë, Lezhë, Vlorë, Berat, Gramsh, 3 në Shkodër, Pogradec, 2 në Durrës, Delvinë, Dibër, 1 rast në Kamëz, Patos, Cërrik.

COVID-19 ? Statistika (25 Shtator 2020)
Testime totale 83911
Raste pozitive 13045
Raste të shëruara 7309
Raste Aktive 5363
Humbje jete 373 (Qarku Tiranë 177, Durrës 46, Shkodër 40, Elbasan 25, Fier 20, Korçë 19, Lezhë 15, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2651
Durrës 587
Shkodër 375
Elbasan 309
Lezhë 303
Fier 254
Korçë 252
Vlorë 199
Kukës 154
Berat 112
Dibër 90
Gjirokastër 77

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/covid-19-3-viktima-dhe-124-raste-te-reja-ne-24-oret-e-fundit/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Category

📺
TV

Recommended