Report TV - Corriere Della Sera bazohet tek Report Tv për grabitjen në Rinas
  • 8 years ago
Presitigjiozja Coriere Della Sera i kushton jo pak hapësirë lajmit të grabitjes së 1 milion eurove në Aeroportin ?Nënë Tereza?. Madje ajo është bazuar në Report Tv për të informuar lexuesit e saj. Corriere vë në dukje polemikat mbi sigurinë e këtij aeroporti, ku kryhen me qindra fluturime në ditë drejt Italisë dhe shumë vendeve të tjera.

Report Tv ishte e vetmja media që ka sjellë pamjet ekskluzive nga momentet e grabitjes në aeroportin Rinasit ku tre persona të maskuar dhe të armatosur arritën të vidhnin rreth një milion euro të një banke të nivelit të dytë, të cilat do transportoheshin me avion drejt Austrisë. Këto pamje ekskluzive shërbyen si burim informacioni për media të shumta në vend por edhe më tej, siç verifikohet edhe nga shkrimi i Corriere Della Sera që vjen i shoqëruar nga kronika e Report Tv.

?Hynë në aeroport me një makinë pa autorizim, madje nën sytë e sigurisë dhe policisë. Iu afruan një avioni i ciili sapo kishte ardhur nga Viena i mbushur me pasagjerë dhe në 4 minuta arritën të grabisin rreth 1 milionë euro. Më pas u larguan të qetë. Një grabitje spektakolare në mes të ditës, në një aeroport ndërkombëtar, në Tiranë i cili konsiderohet nga autoritetet e antiterrorismit europian si një pikë intersi për ekstremistët islamikë . Pikërisht në këtë aeroport çdo ditë udhëtojnë të paktën 10 avionë me destinacion Italinë?, shkruan Corriere della Sera. Ngjarja e cila ndodhi në orën 14 e 30 në datën 30 qershor tashmë ka shkaktuar përplasje mes autoriteteve që drejtojnë aeroportin dhe policisë e cila e tejkalon përgjegjësinë te ata që kishin për detyrë survejimin. Sa i përket grabitësve asnjë gjurmë. Ndërsa janë ndaluar 5 persona nën akuzën se kanë mundësuar kushtet për grabitje??, citohet në shkrim.
Recommended