Report TV - PD: Rama e Tahiri fshehin fakte tronditëse për grabitjen në Rinas‏

  • 8 years ago
Partia Demokratike ka vazhduar edhe ditën e sotme akuzat ndaj Ramës dhe Tahirit për grabitjen e bujshme në aeroportin 'Nënë Tereza' dy ditë më parë. Sipas Kreut të Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Enkelejd Alibeaj, kryeministri Rama dhe ministri i brendshëm Tahiri po fshehin fakte tronditëse nga grabitja e parave.

Partia Demokratike i bën thirrje Prokurorisë të hetojë me intensitet të gjithë rrethanat e dyshimta e të nxjerrë përgjegjesitë nga i pari tek i fundit, për grabitjen e armatosur të aeroportit të Rinasit që është një prej goditjeve më të mëdha të sigurisë publike dhe sigurisë kombëtare në vend. ?

Recommended