Ora News - Dvornai rrëfehet në Kuvend: Presidenti duhet të vetëpërmbahet

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

3 ditë para ?Besëlidhjes së 2 marsit? të presidentit Meta, Kryetari i KED Ardian Dvorani u përgjigj akuzave për emërimet në Kushtetuese. Për radhën President-Kuvend-Gjykatë e Lartë, Dvorani shprehet se po të respektohej radha Gjykata Kushtetuese do të ishte në ngërç pasi Gjykata e Lartë është jashtë funksionit.

Dvorani: Meqë Gjykata e Lartë nuk pati kandidatë dhe është një vakancë që ka dështuar. Nëse do të kishte kandidatë ajo do të ishte e para.

Ardian Dvoranin e pranon që për njoftimin e Kuvendit për emërimin e Arta Vorpsit nuk është mbledh KED, pasi ky është vetëm një veprim administrativ.

Dvorani: Ishte përgjegjësia e imja ta mblidhja. Këshilli mbajti qëndrimin e prerë që veprimtaria si organ kolegjial përfundoi me miratimin e listave, tani kjo është një pjesë administrative.

Kryetari i KED-së mendon se Presidenti e ka kaluar kompetencën kushtetuese duke zgjedhur të 4 në radhë!

Dvorani: Unë kam një mendim timin të kundërt me atë të Presidentit për kuptimin kushtetues të radhës për plotësimin e vendeve vakante. Nëse do të kisha mendimin që tha Presidenti, ndoshta mund të veproja dhe ndryshe.

Gjatë raportimit të tij në komisionin hetimor kryetari i KED, akuzoi Ilir Metën se ka tentuar të ndërhyjë në procesin e KED për vlerësimin e kandidatëve, duke i përmendur Presidentit një letër të 31 gushtit.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/dvornai-rrefehet-ne-kuvend-presidenti-duhet-te-vetepermbahet

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp