Presidenti i Këshillit evropian: Dhuna dhe “provokimet” në Irak duhet të ndalen
  • 4 years ago
Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel bëri thirrje për t?i dhënë fund veprimit të dhunshëm dhe provokues në Irak, duke paralajmëruar në një deklaratë kundër një ?flakërimi të dhunës? në rajon.


?Cikli i dhunës, provokimet dhe hakmarrjet të cilat kemi parë në Irak gjatë disa javëve të fundit duhet të ndalen,? tha Michel, duke shtuar se ?përshkallëzimet e mëtejshme duhet të shmangen me çdo kusht.?

?Rreziku është një shpërthim i përgjithësuar i dhunës në të gjithë rajonin dhe rritja e forcave të paqarta të terrorizmit që lulëzojnë në kohë tensionesh fetare dhe nacionaliste,? paralajmëroi Michel, duke përsëritur se Iraku mbetet një vend ?shumë i brishtë?.

Deklarata e Michel është përgjigjja e parë kolektive nga Bashkimi Evropian pas një sulmi me avionë droni të SHBA në Bagdad, i cili vrau komandantin e lartë ushtarak të Iranit, Qasem Soleimani.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#KeshilliEvropian#TopChannel
Recommended