Ora News - SHBA: S'duhet të çorientohemi, reforma në drejtësi duhet të ecë përpara
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Pak ditë pasi ambasadorja Yuri Kim foli për një marrëveshje të fshehtë kundër reformës në drejtësi, ambasada e SHBA thekson qëndrimin se reforma në drejtësi në Shqipëri duhet të ecë përpara. Qëndrimi i përsëritur vjen në një kohë kur tensionet politike në vend janë shtuar.

?Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë dhe e papërsosur por është e nevojshme. Reforma në drejtësi po ecën përpara dhe duhet të vazhdojë, në mënyrë që Shqipëria të bëhet anëtare e plotë e familjes europiane. E gjithë Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të vijojë të mbështesë synimin e popullit shqiptar.''

Ambasada kujton se kjo reformë është kërkesë e popullit shqiptar e në përgjigje të tij, në vitin 2016, Parlamenti miratoi unanimisht ligjet themelore për reformën. Ndaj ka edhe një porosi nga zbatuesit e saj.

?Ne nuk duhet të humbasim përqëndrimin, ne nuk duhet të çorientohemi, synimi është i qartë, populli shqiptar foli dhe reforma në drejtësi duhet të ecë përpara, hap pas hapi?.

Deklarata e fundit e ambasadores Kim për një pakt të fshehtë për të zhbërë reformën solli trazira brenda rradhëve të politikës, por asnjëra palë nuk pranoi të kishte gisht në këtë marrëveshje. I pari që hodhi idenë për ndryshime në këtë reformë ishte deputeti socialist Adnor Shameti, por nuk dihet nëse kjo nismë do të zyrtarizohet.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/mesazhi-tjeter-i-shba-se-sduhet-te-corientohemi-reforma-ne-drejtesi-duhet-te-ece-perpara

Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/fnsiKk6doKQ

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended