Report TV - Krerët e shtetit homazhe te 'Dëshmorët e Kombit', presidenti: Reflektoni, duhet dialog
  • 5 years ago
Kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta kanë kyer sot homazhe në varrezët 'Dëshmorët e Kombit', gjatë ceremonisë së përkujtimit me rastin e ditës së Dëshmorëve. Të pranishëm në ceremoni kanë qenë edhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka.

Në përfundim të homazheve, presidenti Ilir Meta ka folur para medieve ku ka nderuar kujtimin e dëshmorëve dhe i ka përcjellë edhe një mesazh politikës për reflektim. Presidenti tha se sakrificat e dëshmorëve e kanë vendosur Shqipërinë në rrugën e duhur dhe sot duhet të vendoset në plan të parë e ardhmja e vendit përmes dialogut.
Recommended