Haziri: Presidenti Thaçi duhet të presë

  • 4 years ago
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka shkruar letër kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke i kërkuar atij emrin e mandatarit të Vetëvendosjes për postin e kryeministrit, për të evituar vonesat rreth formimit të qeverisë së re. Në letrën, Thaçi ka kërkuar që të njoftohet nëse Vetëvendosje do të dorëzojë emrin e mandatarit për kryeministër apo do të refuzojë ta bëjë një gjë të tillë. Aty përmendet edhe Pika 87 e Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese ku thuhet se ?nuk përjashtohet që partia ose koalicioni në fjalë do të refuzojë të marrë mandatin?. Nga ana tjetër nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri tha se presidenti Thaçi duhet të presë dhe konform afatit kohor do të merr përgjigje. Lidhur me koalicionin, Haziri tha se vazhdon diskutimi i të gjitha opsioneve.

Recommended