Moisiu për Lleshin: Mendoj se Meta do t'a dekretojë, presidenti s'duhet të jetë krijues krizash

  • 5 years ago
Çështja e dekretimit të gjeneral Sandër Lleshi, si ministër i Brendshëm, shihet pozivitisht nga paraardhësi i Metës në presidencë. Ish-presidenti Alfred Moisiu, në një prononcim për gazetarët nga qyteti i Korçës, aty ku ishte i pranishëm në një aktivitet, ka thënë se kësaj here, Meta do t?i thotë ?Po? Sandër Lleshit në këtë detyrë.

Sipas Moisiut, presidenti ka patur të gjithë kohën e nevojshme për të reflektuar dhe verifikuar.

?Mendoj që kësaj here presidenti ka pasur kohë për ta verifikuar. Ka pasur kohë për të reflektuar mbi të gjitha zhvillimet që kanë ndodhur?-tha Moisiu.

I pyetur nëse Meta ka shkelur Kushtetutën, Moisiu u shpreh se presidenti i Republikës nuk është vetëm një noter.

Recommended