Tërheqja për Lleshin/ Meta nisi konsultimet, Rama: Presidenti të hënën do marrë përgjigjet që kërkon

  • 6 years ago
Presidenti Ilir Meta ka zbutur qëndrimin kundërshtues për emrin e Sandër Lleshit në krye të Ministrisë së Brendshme duke nisur bashkëpunimin Presidencë-Kuvend-Qeveri pas ridërgimit të dekretit nga kryeministri Edi Rama. Presidenca përmes zëdhënësit Tedi Blushi njoftoi sot se Ilir Meta ka nisur procesin e bashkëpunimit me institucionet përgjegjëse për të marrë përgjigje të qarta, të plota dhe shteruese për figurën e Sandër Lleshit që është ripropozuar. Gjithashtu Presidenca sqaron se kreu i shtetit ka vendosur të informojë mbi kërkesat e tij edhe Kryetarin e Kuvendit.

Procedura e emërimit të një ministri është proces bashkëpunimi i detyrueshëm e kushtetues midis tre institucioneve (Kryeministri, Presidenti, Kuvendi). Presidenti Meta është i vendosur të përmbushë përgjegjësitë e tij kushtetuese me rigorozitet dhe brenda afateve kushtetuese, vetëm në interes të respektimit të Kushtetutës dhe forcimit të sigurisë kombëtare ku Ministria e Brendshme ka një rol kyç.

Tedi Blushi, Zëdhënës i Presidentit Ilir Meta

Recommended