Serbi vritet Bulatoviç - (8 Shkurt 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Beogradi nën pushtetin e terrorrit. Vrasja e mbrëmshme e Pavle Bulatoviç, ministrit të mbrojtjes Jugosllave, rrezikon që vendi të shkoj drejt kaosit. 51 vjeçari Bulatoviç është vrarë mbrëm në një retorant të kryeqytetit Jugosllav nga një njeri i armatosur.

Opozita serbe sot ka paralajmëruar opinonin se vendi rrezikohet të përfshihet nga një valë dhune. Udhëheqësi i opozitës Zoran Xhingjiç i Partisë Demokratike tha se, gjendja në Jugosllavi është tepër shqetësuese. Vrasja e Bulatoviç është simptomë e situatës së përgjithshme të shtetit ku ka ndodhur një numër në rritje incidentesh dhune ka bërë të ditur ai. Ndërsa qeveria në një mbledhje urgjente pas vrasjes së Bulatoviç e ka cilësuar këtë vrasje si akt terrorist.

Vrasja e Bulatoviç ka ndodhur 22 ditë pas vrasjes së bujshmë të Arkanit, pra duket se gjuetia e shtrigave ka nisur tashmë në shtetin e Millosheviçit. Hipotezat për vrasjen e Bulatoviçit janë të ndryshme, një version I mundshëm është marrëdhënia më e fundit mes Malit të Zi dhe Serbisë, ku diskutohet fort ekzistenca e ushtrisë Jugosllave, simboli i së cilës ishte Bulatoviç. Hipotezë tjetër është ajo e zhdukjes nga vetë klika e Millosheviçit. Hipoteza në vrasje të tilla janë shumë por ajo që kuptohet nga hapja e listës së vrasjeve të personazheve në pushtetin Millosheviçit tregon se për të arritur fundin kësaj liste do ti shtohen dhe të tjerë emra./tvklan.al

Gazetare ? Mirela Milori