Thaçi dënon ngjarjet në Mitrovicë - (4 Shkurt 2000)

  • 5 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Ka ardhur koha që problemi i Mitrovicës të zgjidhet njëherë e përgjithmonë. Kështu kanë deklaruar sot Thaçi e Rugova. Thaçi thksoi se gjendja e sotme në Mitrovicë është rezultat i veprimit të grupeve terroriste serbe dhe forcave të tjera. Duke shprehur keqardhjen për vrasjen dhe plagosjen e shqiptarëve civil, Thaçi tha se gjendja në Mitrovicë, është edhe neglizhencë e trupave të KFOR-it dhe UMNIK-ut për mos zgjidhje përfundimtare të problemit të Mitrovicës. Anëtari i këshillit të përgjithshëm administrative dhe kryetari i lidhjes demokratike të Kosovës Ibrahim Rugova, tha se ngjarjet e Mitrovicës janë mjaft shqetësuese. Sipas gjeneralit Rajnard, KFOR dhe policia e UMNIK-ut po ndërrmarin të gjitha masat deri sa të qetësohet gjendja, u bëjmë apel qytetarëve dhe liderve lokal, që ta qetësojnë gjendjen përfundoj Rugova. Këto deklarata Thaçi e Rugova i bënë pas mbledhjes së sotme të këshillit të përgjithshëm administrative të Kosovës.

Këshillit i përgjithshëm administrativ dënon në mënyrë më të ashpër të mundshme aktet e shkallëzuar të dhunës që ndodhën këtë javë në Kosovë. Sulmi ndaj autobuzit të UNHCR-së dhe ngjarjet në Mitrovicë ku u vranë 4 vetë dhe u plagosën të paktën 20 njerëz, flasin për rrethin viciozë të dhunës ndër etnike. Ne shprehim gjithashtu keqardhjen për plagosjen e rëndë të një ushtari të KFOR-it dje, ndërsa ishte duke përcjellë fëmijët e rajonit të Kamenicës dhe Gjilanit, thuhet në deklaratën e Këshillit të Përgjithshëm Administrativ./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego