PS Mbledhje Kryesie - (7 Shkurt 2000)
  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Socialistët përshpejtojnë lëvizjet për riorganizimin e partisë në prag të zgjedhjeve lokale. Pa praninë e kryetarit Nano i cili ndodhet për vizitë në SHBA, anëtarët e kryesisë socialiste kanë miratuar funksionimin e komisioneve organizative. Në këtë mbledhje u vendos mbledhja e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues më 12 Shkurt në qytetin e Korçës.

Anëtarët e këtij forumi do të ndahen në komisionet partiake që funksionojnë brenda PS. Nga këto komisione pritet oponenca ndaj qeverisë në fusha të ndryshme pasi ish-ministrat dhe ish-udhëheqës socialistë në këtë komision kanë rol drejtues. Brenda muajit Maj duhet të zbatohet norma statutore e papajtueshmërisë së funksioneve shtetërore me ato partiake. Ndërkohë në mbledhjen e Korçës do të diskutohet edhe mbi rregulloret e funksionimit të komisionit të garancive statutore, kryefinancierit dhe të komisionit të revizorëve./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame
Recommended