PS në prag të mbledhjes së KPD-së - (21 Maj 2000)
  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Si rrallë herë selia rozë sot i kishte dyert e hapura. Në prag të mbledhjes së Komitetit të Përgjithshëm Drejtues, sekretarët e kësaj partie janë mbledhur në një diskutim rreth piketave që do të shtrohen në takimin e komitetit të përgjithshëm drejtues i cili do të mblidhet të mërrkurën e javës që vjen në Vlorë.

Problemi i efikasitetit të qeverisjes do të jetë pista e parë e diskutimeve në mbledhjen e së mërkurës. Raporti i PS mbi këtë temë është hartuar nga sekretari i përgjithshëm i saj Namik Dokle. Mësohet se në këtë raport ka edhe vërejtje për punën e qeverisë. Vërtet dorëheqja e Shulit nuk do të bëjë që rrugët të rregullohen menjëherë por socialistët në këtë takim nuk do të kenë më mundësi takritikojnë atë në kohën e tashme. Tashmë ajo i përketë së shkuarës.

Selia rozë e ka mirëpritur dorëheqjen e Shulit. Analiza që do të bëhet në KPD, për punën e qeverisë do të nxjerrë në pah se edhe në disa sektorë të tjerë të qeverisë rezultatet nuk janë të dëshirueshme. Tashmë diskutimi për punën e qeverisë zbret nga kryeia në KPD. Një pjesë tjetër e diskutimeve në KPD, do të jetë edhe krijimi i shtabit elektoral i cili do të përgatis platformën elektorale dhe planin e veprimit politik të të gjithë partisë./tvklan.al

Gazetare ? Mimoza Picari


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended