PS grupi parlamentar mbledhje - (11 Prill 2000)
  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar socialist ka zënë vend debati mbi organizimin e mitingut socialist në qytetin e Beratit, të shtunën e kësaj jave. Organizimi i këtij mitingu është ideja e selisë rozë është diskutuar sot midis deputetëve. Selia rozë mendon të organizoj këtë miting në Berat për ti treguar Berishës se dhe ajo është në gjendje të flasë dhe të tregoj me gjuhën e mitingjeve, të pëllumbave, të flamujve dhe luleve dhe njëkohësisht ti tregoj se sa njerëz mund të mbledhin edhe socialistët në miting.

Por selia rozë është e mendimit që kjo të jëtë një përgjigje shumë e shkurtër drejtuar kreut democrat Berisha. Kjo përgjigje nuk do të vazhdoj me mitingje por me punë thonë socialistët. Kjo ide që rrjeth nga selia ka ngjallur sot debat në grupin parlamentar, ku disa deputet janë shprehur se ne nuk kemi pse të veprojmë si Berisha me gjuhën e mitingjeve.

Ndërsa nga deputet të tjerë është hedhur idea që takimi i Beratit të quhet një takim pune i hapur, ku kryeministri, ministra dhe të tjerë të tregojnë se çfarë kanë bërë dhe çfarë nuk kanë bërë deri tani. Gjithashtu ata sot kanë shfaqur shqetësimin e tyre lidhur me shpërndarjen e fondeve në zona të ndryshme të vendit./tvklan.al

Gazetar ? Mimoza Picari
Recommended