Ora News - Pas 5 orëve mbledhje të kryesisë PS, asgjë për ndryshime në qeveri

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Ka përfunduar pas 5 orësh mbledhja e Kryesisë së PS. Një nga mbledhjet më gjata që është mbajtur ndonjëherë në katin e dytë të selisë PS. Të 12 të deleguarit në qarqe raportuan për 5 orë organizimin e partisë në zonat që mbulojnë, objektivat e arritura dhe ku kanë ngecur.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua protestës duke analizuar çdo gabim i bërë në menaxhimin që strukturat e PS-së së bashku me forumin rinor socialist duhet të kishin për të qenë të informuar.

A do ketë ndryshime në qeveri?

Por ndryshime në qeveri nuk ka ende, të paktën deri të premten kur mblidhet Asambleja Kombëtare.

Kryeministri Edi Rama deklaron: Çdo gjë hap pas hapi. Unë nuk them asnjëherë fjalën e fundit të parën. Nga ana tjetër di gjithmonë radhën e lëvizjeve, mendohem gjatë përpara se të bëj çdo lëvizje. Do të bëjmë të gjitha gjërat e duhura dhe do i përgjigjemi me dinjitet shqetësimit të studentëve por do të shkojmë përtej këtij diskutimi pasi e kuptojmë se ka ende shumë për të bërë dhe pavarësisht rezultateve të padiskutueshme që janë arritur njerëzit meritojnë shumë më tepër. Kemi bërë gabimet tona, që i bëjnë të gjithë ata që punojnë e ndërtojnë, por e rëndësishme është që të mësojmë nga gabimet dhe të shkojmë përpara. Kemi lexuar me shumë vëmendje protestën dhe po e lexojmë me shumë respekt mesazhin e protestës. Do mbledhim Asamblenë dhe do flasim prapë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rama-paralajmeron-ndryshime-ne-qeveri-sot-mbledhja-e-ps-se

Recommended