RTV Ora - Perfundon mbledhja e kryesise PS, Ja kandidatet per secilën bashki

  • 5 years ago
#rtvora
Kryesia e Partisë Socialiste ka emrat e kandidatëve për kryetarët e 61 bashkive që do të konkurojnë në zgjedhjet e 30 qershorit.

Të hënën është afati i fundit i caktuar nga KQZ për regjistrimin e kandidatëve dhe PS i ka pothuajse të gjitha emrat me përjashtim të disa emrave në disa bashki të vogla të cilat priten të konkretizohen deri në darkë.

Kryesia e PS-se u mblodh paraditen e sotme.

Bashkia e Durrësit, Dibrës, Vorës e Shijakut duket kanë qenë më të vështirat për socialistët. Për bashkinë e Durrësit kandidate do të jetë Valbona Sako, aktualisht drejtoreshë e tatimeve. Në Dibër është caktuar Drejtori i Drejtorisë Rajonale Tatimore të Tiranës, Dionis Imeraj.

Në Vorë është vendosur emri i biznesmenit Agim Kajmaku ndërkohë që në Shijak është vendosur emri i kryetarit të PS-së në këtë qytet, Elton Arbana. Në Shkodër PS do të konkurojë me Valdrin Pjetrin, i emëruar së fundmi në postin e prefektit në këtë qytet.

Mbeten të pacaktuar ende emrat e kandidatëve për kryetar bashkie në Devoll, Pustec, Has, Memaliaj.


ELBASAN

1.Elbasan Gledian Llatja
2.Belsh Arif Tafani
3.Cërrik Andi Salla
4.Gramsh Klodian Taçe
5.Librazhd Kastriot Gurra
6.Peqin ? (Nuk eshte vendosur)
7.Përrenjas Nuri Belba

FIER

1.Fier Armando Subashi
2.Lushnjë Fatos Tushe
3.Divjakë Fredi Kokoneshi
4.Patos Rajmonda Balilaj
5.Mallakastër Qerim Ismaili
6.Roskovec Majlinda Bufi

GJIROKASTËR

1.Gjirokastër Flamur Golemi
2.Tepelenë Tërmet Peçi
3.Këlcyrë Klemend Ndoni
4.Libohovë Luiza Mandi?
5.Memaliaj E papërcaktuar
6.Përmet Alma Hoxha
7.Dropull Dhimitër Tola

SHKODËR

1.Shkodër Valdrin Pjetri
2.Fushë-Arrëz Fran Tuçi
3.Malësi e Madhe Tonin Marinaj
4.Pukë Gjon Gjoni
5.Vau i Dejës Mark Babani

DURRËS

1.Durrës Valbona Sako
2.Krujë Artur Bushi
3.Shijak Elton Arbana

LEZHË

1.Lezhë Pjerin Ndreu
2.Kurbin Majlinda Cara
3.Mirditë Ndrec Deda

BERAT

1.Berat Ervin Demo
2.Kuçovë Sybi Shehu
3.Poliçan Adriatik Zotkaj
4.Skrapar Adriatik Mema
5.Ura Vajgurore Juliana Memaj

TIRANË

1.Tiranë Erjon Veliaj
2.Vorë Agim Kajmaku
3.Kamëz Rakip Suli
4.Kavajë Redi Kraja
5.Rrogozhinë Haxhi Molla

KORCË

1.Korçë Sotiraq Filo
2.Devoll E papërcaktuar
3.Kolonjë Erjon Isai
4.Maliq Gëzim Topçiu
5.Pogradec Ilir Xhakolli
6.Pustec e papercaktuar

KUKËS

1.Has E pacaktuar flitet per Liman Morina
2.Kukës Safet Gjici
3.Tropojë Rexhë Biberaj

DIBËR

1.Bulqizë Lefter Alla
2.Dibër Dionis Imeraj
3.Klos llmi Hoxha
4.Mat Agron Malaj

VLORË

1.Vlorë Dritan Leli
2.Konispol Shuaip Beqiri
3. Sarandë Ardian Gurma
4. Selenicë Simbol Preza
5. Delvinë Majlinda Qilimi
6. Himarë Jorgo Goro
7. Finiq Kristo Kiço
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/kandidatet-zgjedhjet-vendore-mblidhet-kryesia...

Recommended