PS, mbledhja e kryesisë socialiste - (4 Maj 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Është mbledhur sot pasdite kryesia e Partisë Socialiste. Analiza e qeverisjes në këndvështrimin e qeverisë dhe të partisë ka bërë që në selinë roze sot të zbresin ministra dhe zëvendësministra të cilën nuk janë anëtar të kryesisë. Një referim rreth punës tre vjeçare të qeverisë, në emër të partisë e ka mbajtur sekretari i përgjithshëm i saj Namik Dokle.

Ndërsa në emër të qeverisë ka referuar Ministri i Shtetit Ilir Zela. Efikasiteti i qeverisjes duhet të matet me shkallën e zhvillimit të Shqipërisë. Kjo ka qenë kryefjala e debatit socialist rreth analizës së qeverisjes. Gjatë këtyre debateve është vënë theksi nga kryetari Nano në reduktimin e shifrës së varfërisë në një strategji që ndërthur më mirë investimet dhe shpenzimet publike me investimet private të brendshme.

Nga burime të brendshme mësohet se Nano ka vërejtur se ka zvarritje nga disa shokë në realizimin e detyrave. Nano ka pohuar se partia nuk është as e Fatos Nanos dhe qeveria nuk është as e Ilir Metës. Nano ka nënvizuar se duhet një program më dinamik për realizimin sa më të shpejtë të zhvillimit kombëtar të infrastrukturës, siç janë Korridori 8 dhe rruga Durrës-Kukës.

Ndërkohë kryetari i PS Nano sërisht ka vënë theksin sot në reformën e administratës publike në të gjitha drejtimet që sjellin përmirësimin e treguesve të thithjes të investimeve ndërkombëtare. Mbledhja e Kryesisë ende vazhdon, ndërkohë që pritet të mbaroj në orët e para të ditës së nesërme./tvklan.al

Gazetare ? Mimoza Picari


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended