PS, mbledhja e KPD per platformen elektorale - (27 Qershor 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Kryesocialisti Fatos Nano, ka vendosur të thërrasë Komitetin e Përgjithshëm Drejtues menjëherë pas seancës së parë të kongresit. Të premten në orën 17 të zgjedhurit socialistë të forumit të lartë, do të votojnë për zgjedhjen e sekretarit të përgjithshëm, vend ky i lënë vakant, pas dorëheqjes së Namik Dokles. Disa nga kandidatët e mundshëm për këtë post janë, Gramoz Ruçi, Pandeli Majko dhe Ilir Zela.

Ndërkohë sot në selinë rozë është mbledhur grupi i punës të platformës elektorale së bashku me kryetarët lokalë. Platforma elektorale që përcakton drejtimin politik të fushatës socialiste pas votëbesimit të marrë dje në KPD, sot është diskutuar për tu përshtatur në rrethe të ndryshme që kanë specifikat e tyre.

Pas detajimit të fundit, do të jetë kongresi që do të vendosë, nëse kjo do të jetë ose jo vija politike e Partisë Socialiste drejt zgjedhjeve lokale./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended