Mbledhja e qeverise (5 Maj 2000)

  • 4 years ago
Në mbledhjen e sotme qeveria ka vendosur të miratojë fondet për riveshjen e rrugëve kryesorë të segmenteve Vorë-Kryqëzimi i Rinasit, Kinostudio-Dajt, rrugën përpara Pallatit të Brigadave dhe fondet për rregullimin e veprave të artit në segmentin e ri Fushëkrujë-Mamurras. Qeveria ka vendosur gjithashtu shpronësimin për interes publik të pasurive të paluajtshme në segmentin rrugor Rrogozhinë-Elbasan, si dhe shpronësimin e tokë bujqësore të familjeve që përmbyten nga Ujësjellësi i Bovillës.
Qeveria ka miratuar sot dhe vendimin për fazën e dytë të regjistrimit të popullsisë. Sipas këtij vendimi parashikohet që regjitrimi të bëhet shtëpi më shtëpi. Me anë të një vendimi të miratuar sot Këshilli i Ministrave ka përjashtuar nga shërbimi ushtarak të gjithë ata që nuk u përfshinë në forcat e armatosura në ngjarjet e vitit 1997. Nën drejtimin e Kryeministrit Meta kabineti i tij ka votuar me pro trajtimit me shpërblim të ushtarakëve.

Gazetare: Ornela Bego


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/