Ora News - Kryemadhi: Në qeveri vetëm dy socialistë, nuk kanë asgjë në dorë!

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Të hënë rifillon protesta e studentëve para Kryeministrisë për plotësimin e 8 kërkesave, pasi sipas tyre qeveria nuk i ka përmbushur ende ato.

Monika Kryemadhi nga Elbasani iu ka bërë thirrje studentëve të këtij qarku që ti bashkohen kësaj demonstratë dhe të mos lënë Kryeministrin që të bëjë kurban pedagogët për të mbuluar dështimet e qeverisë.

Kryemadhi: Janë ata viktima e radhës që Edi Rama ka vendosur në listën e tij të hakmarrjes duke treguar që faji i gjithë problemeve të universitetit na qenkan pedagogët dhje jo Edi Rama që dështoi me reformën e tij. Dhe pasi të mbarojë me pedagogët do të fillojë varjen në litar të mësuesve në gjimnazeve.

Kryemadhi i ka kërkuar edhe anëtarëve të LSI dhe Socialistëve të zhgënjyer që ti bashkohen protestës para selisë së qeverisë në shenjë mbështetje pa u ndikuar nga karta e anëtarësisë partiake.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kryemadhi-ne-qeveri-vetem-dy-socialiste-nuk-kane-asgje-ne-dore

Recommended