Ora News - A do ketë ndryshime në qeveri? Rama përgjigjet pas 5 orëve mbledhje të kryesisë PS

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Ka përfunduar pas 5 orësh mbledhja e Kryesisë së PS.

A do ketë ndryshime në qeveri?

Kryeministri Edi Rama deklaron: Çdo gjë hap pas hapi. Nga ana tjetër di gjithmonë radhën e lëvizjeve, mendohem gjatë përpara se të bëj çdo lëvizje. Do të bëjmë të gjitha gjërat e duhura dhe do i përgjigjemi me dinjitet shqetësimit të tyre .

Për çfarë foli 5 orë kryesia ?

Kryeministri Rama, njëkohësisht dhe kreu i PS-së tha për gazetarët: Kemi folur për partinë, organizimin ën tërësi, mekanizmat e komunikimit domosdoshmërinë e një raporti me shoqërinë ku shoqëria dhe zëri i saj të gjejë më shumë hapësirë dhe dëgjimin që meriton në partinë tonë dhe partia të shkojë përtej vetes dhe të shtrihet në mënyrë më të natyrshme dhe më të dobishme.

Kemi pasur një diskutim të gjatë dhe të dobishëm në kuadrin e një procesi të premtuar reflektimi që sigurisht merr shtysë nga protesta e studentëve, por është në ADN-në tonë dhe një tjetër shprehje e vetëdijes se çdo ditë ka gjëra për tu përmirësuar, se nuk jemi të pagabueshëm përkundrazi. Mbi të gjitha mbi vakumin e lënë nga opozita është një sfidë më vete që të vetëkorigjohemi në vijim.

"Kemi shumë për të korigjuar dhe përmirësuar"

Patjetër kemi diskutuar për protestën, arsyet, faktorët dhe domosdoshmërinë që ne ta mishërojmë ashtu siç duhet atë që është shqetësimi real i asaj proteste dhe është transmetuar në formën që ajo mori nga shumë studentë që i thonë vetes apolitikë por që në këtë rast kanë shkundur politikën në raport me vetveten i kanë dhënë një shuplakë qeverisë. Protesta ka dinamikën dhe rajektoren e vet ndërsa reflektimi ynë i dosmosdoshëm do të thellohet jo vetëm në funskion të studentëve por dhe të ambicieve."

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/rama-paralajmeron-ndryshime-ne-qeveri-sot-mbledhja-e-ps-se

Recommended