Ora News - Ndryshime në qeveri? Vendosen më 7 shtator. Rama mbyll takimin në Vlorë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Për gati 3 orë ministrat dhe kryeministri Edi Rama u mblodhën paraditen e sotme në vilën qeveritare të Vlorës ku do të diskutohej puna e ministrave.

Mësohet se është hartuar plani një vjeçar i qeverisjes.

Burimet i thanë Ora News se nuk është diskutuar për mosrealizim pune të ministrave apo kritika ndaj tyre.

Ndërkohë që do të jetë Asambleja e PS-së ajo që do të vendosë nëse do të ketë ndryshime në kabinetin qeveritar apo jo.

Asambleja do të mblidhet më 7 shtator.

Në takim morën pjesë edhe kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla dhe kryetari i parlamentit, Gramoz Ruci.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ndryshime-ne-qeveri-vendosen-me-7-shtator-rama-mbyll-takimin-ne-vlore

Recommended