Ora News -Ndryshime në qeveri? Qytetarët: Politika ka nevojë për emra të rinj
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së kryesisë së PS e ka lënë të hapur mundësinë për ndryshime në kabinetin qeverisës.

Por çfarë mendojnë qytetarët?

Të pyetur nga Ora News ata thonë se qeverisë i nevojiten e emra të rinj që ndoshta mund përmirësojnë punën e saj.

"Dikush i ri mund të bëjë diçka më mirë", tha një qytetar.

"Është mëse e domosdoshme në rast se ka ndërmend ti bëjë ndryshimet, po mos i bëjë është gjë negative", tha një tjetër qytetar.

"Si gjithmonë kur ka ndryshime ka edhe punë më të mirë"

Të tjerë shprehen skeptik se ndryshimet do të sjellin një erë të re për Shqipërinë që sipas tyre do të mbetet nën drejtimin e njerëzve të korruptuar që interesin personal e vendosin mbi atë publik.

"Duhet të ketë, por nuk ka vlerë sepse do vendosë prap njerëzit e vetë", tha një qytetare.

Por cili ministër duhet të largohet?

"Nuk e di", tha një qyetare.

"Nuk përcaktoj dot, por duhet të ketë", u shpreh një tjetër qytetare.

Ka edhe nga ata që guxojnë të përmendin emra.

"Ministrja e Arsimit është kryesorja, ajo nuk e ka bërë punën absolutisht", u shpreh një qytetare.

Për disa ndryshimet duhet të nisin me largimin e vetë kryeministrit.

"Ka vend për ndyrshime dhe duhet të fillojë nga kreu hierarkik"

Deri në mbledhjen e Asamblesë më 28 Dhjetor gjithçka do të mbetet në nivelin e aludimeve pasi Kryeministri ka thënë se ende nuk ka diçka zyrtare.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/ndryshime-ne-qeveri-qytetaret-politika-ka-nevoje-emra-te-rinj
Recommended