Ndryshime në qeveri? Naço:Të gjithë kanë nevojë për impulse

  • 9 years ago
TIRANE - Ashtu si kryetari i LSI Ilir Meta, edhe ministri i Drejtësisë Nasip Naço është i mendimit se në kabinetin qeveritar ka nevojë për impulse të reja, duke lënë të hapur mundësinë se edhe ai vetë mund të preket nga ndryshimet e mundshme.

Bashkëpunëtori më i ngushtë i Metës, i pyetur nëse personi që mund t?i zërë vendin është sapo jo Saimir Tahiri, Naço zgjodhi të përdorte një shprehje të kryetarit të Partisë së tij Ilir Meta, duke thënë se impulset mund të jenë fushore apo malore.

Qëndrimet e drejtuesve kryesorë të koalicionit qeverisës nuk kanë kaluar pa u ndjerë në radhët e ministrave, disa prej të cilëve nuk përjashtohet mundësia të preken nga ndryshimet e përfolura së fundmi në kabinetin qeveritar.

Nasip Naço, përfaqësuesi i Lëvizjes Socialiste për Integrim në qeverinë e drejtuar nga Rama ndan të njëjtin qëndrim si kryetari i partisë së tij Meta, se ka ardhur koha e impulseve të reja në qeveri.

Ndonëse nuk është përfolur asnjë emër konkret, ministri në ikje apo në emërim, për njërin prej anëtarëve të kabinetit, ndryshimet mund të prekin këdo.

Por, përpos qëndrimit politik për rifreskim të kabinetit, ministri Naço deklaron se ndryshimet do të vendosen nga një njeri.

Zoti Naço a jeni dakord për ndryshime në qeveri?
Unë besoj që këtë pyetje duhet t?ia bëni kryeministrit, ai e vlerëson punën.

Tensioni për ndryshime të mundshme në përbërjen e kabinetit të drejtuar nga socialisti Rama është shfaqur edhe në Komisionin e Ligjeve gjatë debatit për projektligjin e sjellë nga ministria e drejtuar nga Naço për të drejtat e të burgosurve dhe të paraburgosurve.

Pas qëndrimeve kritike të socialistëve, Naço orientoi drejt një tjetër ministri përgjegjësinë për shqetësimin e demokratëve për numrin e madh të të shoqëruarve në komisariate.

Recommended