Gjykata e Hagës dënon ushtarakët - (14 Janar 2000)

  • 5 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Gjykata e Hagës dënon pesë ish-ushtarakë Kroato-Boshnjak nën akuzën e krimeve të luftës gjatë konfliktit në Bosnje. Këta ushtarakë janë përgjegjës për masakrën e Amicit, në Bosnje në 1993. Si pasojë e kësaj masakre u zhdukën të gjithë banorët e këtij fshati, ku shumica e tyre u dogjën të gjallë në banesa. Një prej këtyre pesë ushtarakëve kroato-boshnjakë është dhe Vlatko Putros. Kjo masakër është një ndër më të ashpërat e luftës në Bosnje. Sipas komandantit të forcave të Natos, që hynë të parat në vendngjarje fshati ishte shndërruar në një arenë të tmerrshme të luftës së njeriut kundër njeriut. Pra sot pas shumë vitesh, Haga ka vendosur nën akuzën e krimeve kundër njerëzimit 5 prej atyre që shkaktuan katastrofën e Bosnjes./tvklan.al

Gazëtare ? Mirela Milori

Recommended