Ushtarakët e liruar në 1997 - (22 Janar 2000)

  • 5 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

SOS për ushtrinë shqiptare, kjo është thirrja e grupit të ish-ushtarakeve të lartë euroatlantikë, të arsimuar dhe trajnuar në vendet e Natos. Ky grupim shfaq shqetësimin e tij për problemet që i kanë shoqëruar pas largimit nga ushtria në vitin 1997. Një pjesë e këtyre ushtarakeve sidomos të rinj të kualifikuar në akademitë perëndimore, janë larguar arbitrarisht nga ushtria. Këtë largim pa motiv dhe heqjen e gradave për këta ushtarak, ky grupim e quan mungesë serioziteti të pushtetit aktual. Mosha mesatare e oficerit në ushtri ka arritur në 49 vjeç. Në këto kushte ushtria ka mbetur pa bazën e saj. Kërkesa e tyre është realizimi i një pakti për forcat e armatosura për rendin dhe SHISH-in. Gjithashtu ata kërkojnë që stafet drejtuese të këtyre institucineve të pastrohen nga të korruptuarit dhe të inkriminuarit, si dhe ushtarakët e arsimuar në perendim të rikthehen në ushtri./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti