Sport, Konferenca Ballkanike - (13 Janar 2000)

  • 5 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Në Konferencë morën pjesë përfaqësues të futbollit nga Greqia, Bullgaria, Turqia, Jugosllavia e Maqedonia, të cilet trajtuan problemet e futbollit të moshave. Në konferencë u vendos që koferenca e ardhshme Ballkanike të zhvillohet në muajin Prill-Maj. Kampionati Ballkanik për të rinjtë të zhvillohet në Greqi në muajin Gusht dhe Bullgaria do të përballojë të gjitha shpenzimet për kampionatin e 15 vjeçarëve.

Në konferencë u diskutua edhe kampionati i Volejbollit. Në këtë veprimtari marrin pjesë 5-6 skuadra të Grupit A dhe dy të parat e Grupit A1, të renditura pas fazës së parë. Skuadrat janë ndarë në dy grupe. Në Tiranë luajnë Erzeni-Studenti, Tirana-Flamurtari. Ndërsa në Durrës, Dinamo-Teuta. Kupa e Shqipërisë mbështetet nga DEKA Company. /tvklan.al