Hashim Thaçi në Bullgari - (29 Janar 2000)
  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Një Kosovë e pavarur do të stabilizojë Ballkanin, kështu ka deklaruar Hashim Thaçi në takimin me kryeministrin Bullgar Ivan Kostov sot në Sofje. Ivan Kostov ka ftuar Thaçin dhe Arber Xhaferrin në Sofje. Gjatë konferencës për shtyp Xhaferri theksoi se Jugosllavia është një shtet i krijuar artificialisht, që është shpërbërë në kufijtë e saj të brendshëm. Ndërsa Hashim Thaçi ka deklaruar se për ne Serbia është një shtet fqinj. Asen Agov, kryetari i komisionit parlamentar për politikën e jashtme bullgare, i cili ishte gjithashtu i pranishem në bisedime është shprehur se Bullgaria është për paprekshmërinë e kufijve në ballkan. Për palën Bullgare çdo coptim i ballkanit, do të shkaktojë reaksione zinxhir dhe mund ti vej në lëvizje të gjitha minoritetet ka thënë ai. Sipas Thaçit dy problemet kryesore në Kosovë janë ndarja e Mitrovicës dhe te burgosurit kosovarë që vazhdojnë të mbahen në burgjet serbe. Thaçi e ka ftuar Kosovën të vizitoj së afërmi Prishtinën./tvklan.al

Gazetare ? Mirela Milori
Recommended